Daikin dhe ECS, një binom që funksionon

Duke qenë një nga kompanitë më me përvojë në tregun vendas në industrinë HVAC, ECS që nga viti 2012 është Partner Komercial i liderit botëror të kondicionimit, Daikin. Kompania japoneze, në kuadër të këtij bashkëpunimi, i ofron stafit të ECS përvojën e saj në mënyrë të herëpashershme nëpërmjet trajnimeve dhe takimeve të shpeshta. Përdorimi i produkteve të kompanisë Daikin e kalon kompaninë tonë në një nivel tjetër në lidhje me konkurrencën në Shqipëri.

Kultura e punës

Tipare dalluese në strategjinë tonë të biznesit janë rritja e vazhdueshme e kapaciteteve, ekspertizës teknike, zgjidhjet profesionale dhe novatore, cilësia e produkteve dhe mbështetja e plotë për klientët tanë duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh dhe zgjidhje me çelësa në dorë ku përfshihen:

  • Projektimi dhe inxhinieringu.
  • Furnizimi me materiale dhe pajisje.
  • Instalimi.
  • Start-up, mirëmbajtje dhe suport pas shitjes.

Çmimet dhe vlerësimet

Kompania ka fituar një sërë çmimesh dhe vlerësimesh gjatë viteve që ushtron aktivitetin e saj. Më të rëndësishme në këtë kuadër janë:
Çmimi “Innovation & Growth” (Novacion dhe Rritje), në takimin vjetor Daikin Award

2015   Projekti me novator i vitit: Impianti HVAC për objektin CREDINS BANK sh.a.
2014   Realizimi i xhiros më të madhe midis distributorëve të tjerë Daikin në vend.
2013   Projekti më i madh me përdorim të gjerë të gamës Daikin, për territorin e eksportit të Daikin (Referohet për objektin Tirana Ring Centre).
2012   Veprimi i marketingut më i mirë i vitit midis distributorëve të tjerë shqiptarë Daikin.