Kultura e punës
Tipare dalluese në strategjinë tonë të biznesit janë rritja e vazhdueshme e kapaciteteve, ekspertizës teknike, zgjidhjet profesionale dhe novatore, cilësia e produkteve dhe mbështetja e plotë për klientët tanë duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh dhe zgjidhje me çelësa në dorë ku përfshihen:
- Projektimi dhe inxhinieringu.
- Furnizimi me materiale dhe pajisje.
- Instalimi.
- Start-up, mirëmbajtje dhe suport pas shitjes.
Çmimet dhe vlerësimet
Kompania ka fituar një sërë çmimesh dhe vlerësimesh gjatë viteve që ushtron aktivitetin e saj. Më të rëndësishme në këtë kuadër janë:
Çmimi “Innovation & Growth” (Novacion dhe Rritje), në takimin vjetor Daikin Award
2015 Projekti me novator i vitit: Impianti HVAC për objektin CREDINS BANK sh.a.
2014 Realizimi i xhiros më të madhe midis distributorëve të tjerë Daikin në vend.
2013 Projekti më i madh me përdorim të gjerë të gamës Daikin, për territorin e eksportit të Daikin (Referohet për objektin Tirana Ring Centre).
2012 Veprimi i marketingut më i mirë i vitit midis distributorëve të tjerë shqiptarë Daikin.