Kasetë me qarkullim rrethor

Round Flow - FXFQ-A

Shkarkim ajri 360° për efikasitet dhe komoditet optimal

Karakteristikat e produktit

  • Pastrimi automatik i filtrit sjell efikasitet më të lartë dhe; komoditet dhe kosto më të ulëta mirëmbajtjeje. Disponohen 2 filtra: filtri standard dhe filtri me rrjetë më të hollë (për punë me pluhur të imët, p.sh. në dyqane rrobash)
  • Dy sensorë inteligjentë opsionalë rrisin efikasitetin e energjisë dhe komoditetin.
  • Kontroll individual i kapakut: fleksibilitet për t'iu përshtatur çdo plani dhome pa ndryshuar vendndodhjen e njësisë!
  • Lartësia më e ulët e montimit në treg: 214 mm për kategorinë 20-63
  • Paneli i dekorimit me stil modern disponohet në 3 variacione të ndryshme: i bardhë (RAL9010) me fletë gri, plotësisht i bardhë (RAL9010) ose panel me vetëpastrim
  • Konsum i reduktuar i energjisë falë shkëmbyesit të nxehtësisë me tub të vogël të projektuar posaçërisht, motorit të ventilatorit DC dhe pompës së shkarkimit
  • Hyrja opsionale e ajrit të freskët
  • Shkarkimi me tuba me degëzim lejon optimizimin e shpërndarjes së ajrit në dhomat me forma të çrregullta ose furnizimin e ajrit në dhomat e vogla pranë
  • Pompa standarde e kullimit me ngritje 675mm rrit fleksibilitetin dhe shpejtësinë e instalimit

Përfitimet

cq5dam.thumbnail.140.100 (10)
Sensori i pranisë dhe i dyshemesë (opsional)
Sensori i pranisë drejton ajrin larg personave që dallohen nga sensori në dhomë, kur aktivizohet kontrolli i qarkullimit të ajrit. Sensori i dyshemesë dikton temperaturën mesatare të dyshemesë dhe siguron shpërndarje të njëtrajtshme të temperaturës mes tavanit dhe dyshemesë.
cq5dam.thumbnail.140.100 (3)
Qetësi pëshpërime
Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.
cq5dam.thumbnail.140.100 (1)
Për shumë banorë (opsional)
Furnizimi kryesor me energji i njësisë së brendshme mund të çaktivizohet kur dilni nga hoteli ose nga zyrat.
cq5dam.thumbnail.140.100 (11)
Filtër me pastrim automatik
Filtri automatik vetëpastrohet një herë në ditë. Thjeshtësia e mirëmbajtjes do të thotë efikasitet optimal i energjisë dhe komoditet maksimal pa pasur nevojë për mirëmbajtje të shtrenjta dhe që marrin kohë.
cq5dam.thumbnail.140.100 (14)
Kontroll individual i fletëve
Kontrolli individual i fletëve përmes telekomanduesit me tela ju lejon të rregulloni me lehtësi pozicionin e secilës fletë individualisht, për t'iu përshtatur çdo konfigurimi të ri në dhomë. Disponohen edhe sete opsionale mbylljeje.
cq5dam.thumbnail.140.100 (8)
Inverteri
Kompresorët inverter rregullojnë vazhdimisht shpejtësinë e kompresorit sipas nevojës aktuale. Më pak ndezje dhe fikje që konsumojnë energji sjellin ulje të konsumit të energjisë (deri në 30%) dhe temperatura më të qëndrueshme.