Njësi e fshehur në tavan me ESP mesatare
FXSA-A
Njësia e presionit statik mesatar më e hollë dhe njëkohësisht më e fuqishme në treg
Karakteristikat e produktit
- Dizajn i optimizuar për agjentin ftohës R-32
- Njësia më e hollë në kategori, vetëm 245 mm (lartësi e integruar 300 mm) dhe si rrjedhojë hapësirat e ngushta në tavan nuk janë më problem
- Funksionim i heshtur: niveli i presionit të zhurmës ulet deri në 25 dBA
- Presioni i jashtëm statik mesatar deri në 150 Pa lehtëson përdorimin e tubave fleksibël të gjatësive të ndryshme
- Mundësia për ta ndryshuar ESP-në nëpërmjet telekomandës me tela lejon optimizimin e vëllimit të ajrit të furnizuar.
- I fshehur mirë në mur: duken vetëm grilat e thithjes dhe të shkarkimit
- Njësi e kategorisë 15 e zhvilluar në mënyrë të veçantë për dhoma të vogla ose të izoluara mirë, si për shembull dhomat e hoteleve, zyrat e vogla, etj.
- Hyrja opsionale e ajrit të freskët
- Instalim fleksibël: drejtimi i thithjes së ajrit mund të ndryshohet nga pas-poshtë dhe mund të bëhet zgjedhje mes përdorimit të lirë ose lidhjes me fletët opsionale të thithjes
- Pompa standarde e integruar e kullimit me ngritje 625 mm rrit fleksibilitetin dhe shpejtësinë e instalimit