Njësi e ngushtë e fshehur në tavan

FXDQ-A

Dizajn i hollë për instalim fleksibël

Karakteristikat e produktit

  • Përmasa kompakte, mund të montohet lehtësisht në një hapësirë boshe të tavanit prej vetëm 240 mm
  • Presioni i jashtëm statik mesatar deri në 44 PA e lehtëson përdorimin e njësisë me tuba fleksibël të gjatësive të ndryshme
  • I fshehur mirë në tavan: duken vetëm grilat e thithjes dhe të shkarkimit
  • Njësi e kategorisë 15 e zhvilluar në mënyrë të veçantë për dhoma të vogla ose të izoluara mirë, si për shembull dhomat e hoteleve, zyrat e vogla, etj.
  • Konsum i reduktuar i energjisë falë motorit me ventilator DC të projektuar në mënyrë specifike
  • Drejtimi i thithjes së ajrit mund të ndryshohet nga thithja prapa në thithjen poshtë
  • Pompa standarde e kullimit me ngritje 600 mm rrit fleksibilitetin dhe shpejtësinë e instalimit

Përfitimet

cq5dam.thumbnail.140.100 (3)
Qetësi pëshpërime
Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.
cq5dam.thumbnail.140.100 (8)
Inverteri
Kompresorët inverter rregullojnë vazhdimisht shpejtësinë e kompresorit sipas nevojës aktuale. Më pak ndezje dhe fikje që konsumojnë energji sjellin ulje të konsumit të energjisë (deri në 30%) dhe temperatura më të qëndrueshme.
cq5dam.thumbnail.140.100 (4)
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
cq5dam.thumbnail.140.100 (1)
Për shumë banorë (opsional)
Furnizimi kryesor me energji i njësisë së brendshme mund të çaktivizohet kur dilni nga hoteli ose nga zyrat.
cq5dam.thumbnail.140.100
Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia
Ruan temperaturën e brendshme sipas nivelit të përcaktuar nga ju ndërkohë që nuk jeni në shtëpi, duke kursyer energji
cq5dam.thumbnail.140.100 (5)
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.