Njësi e montuar në mur

Sensira - FTXF-D

Njësi me montim në mur për konsum të ulët të energjisë dhe komoditet të kënaqshëm

Karakteristikat e produktit

  • Vlera efikasiteti sezonal deri në A++ në ftohje
  • Daikin Residential Controller (opsional): kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje me aplikacion, përmes rrjetit lokal ose internetit.
  • Qetësi në funksionim deri në 20 dBA
  • Zgjedhja e një produkti R-32 ul ndikimin në mjedis me 68% krahasuar me R-410A dhe sjell direkt konsumim më të ulët të energjisë falë efikasitet të tij të lartë në energji

Kjo njësi mund të përdoret në kombinim me njësitë e mëposhtme.

Hap listën
FTXF-D / RXF-C
FTXF-D / RXF-D
FTXF-D / RXF-E

Përfitimet

cq5dam.thumbnail.140.100
Aplikacioni Onecta
Kontrolloni klimën tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje përmes smartfonit ose tabletit
cq5dam.thumbnail.140.100 (6)
Modaliteti ekonomik
Ul konsumin e energjisë në mënyrë që të mund të përdoren aparaturat e tjera që kërkojnë sasi të madhe energjie. Ky funksion mundëson gjithashtu kursimin e energjisë.
cq5dam.thumbnail.140.100 (8)
Modaliteti i komoditetit
Garanton funksionim pa korrente ajri dhe ndalon që ajri i ftohtë ose i ngrohtë të fryjë direkt mbi trup.
cq5dam.thumbnail.140.100 (1)
Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes
Redukton konsumin e energjisë deri në 80% kur qëndron në modalitetin e pritjes.
cq5dam.thumbnail.140.100 (2)
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
cq5dam.thumbnail.140.100 (3)
Modaliteti i fuqishëm
Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.
cq5dam.thumbnail.140.100 (10)
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
cq5dam.thumbnail.140.100 (11)
Rrotullimi automatik vertikal
Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.
cq5dam.thumbnail.140.100 (1)
Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit
Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.
cq5dam.thumbnail.140.100 (2)
Filtër ajri
Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.
cq5dam.thumbnail.140.100 (14)
Telekomandë me rreze infra të kuqe
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.
cq5dam.thumbnail.140.100 (3)
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
cq5dam.thumbnail.140.100 (4)
Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme
Butoni "Silent" në telekomandë ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së brendshme me 3dB(A)
cq5dam.thumbnail.140.100 (16)
Shpejtësia automatike e ventilatorit
Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.
cq5dam.thumbnail.140.100 (17)
Programi i tharjes
Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.
cq5dam.thumbnail.140.100
Programues kohe për 24 orë
Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh
cq5dam.thumbnail.140.100 (5)
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.