Misioni

Misioni ynë është të mundësojmë një shërbim gjithëpërfshirës në të gjitha fushat që mbulojmë. Dizajn, cilësi, përkushtim, përvojë dhe profesionalizëm në instalimin dhe projektimin e të gjitha sistemeve që ofrojmë, si për klientët familjarë ashtu edhe për bizneset dhe klientët industrialë.

Detyra jonë është të ndjekim disa objektiva që do të na drejtojnë në arritjen e synimeve tona:
Krijimin dhe ruajtjen e niveleve më të larta të mundshme inxhinierike dhe dizajni.
Krijimin dhe zhvillimin e programeve trajnuese, për t’i siguruar klientit fundor një shërbim dhe produkt perfekt.
Punësimin, zhvillimin dhe rritjen profesionale të të punësuarve në ECS që janë të angazhuar në rritjen tonë dhe të kënaqësisë së klientit (customer satisfaction).

Në ECS, klienti është një nga shtyllat mbajtëse të familjes sonë të madhe. Ne jemi prej shumë vitesh Partneri Komercial kryesor i liderit botëror Daikin në fushën e ajrit të kondicionuar (HVAC) për të gjithë territorin e Shqipërisë. Kjo i shton kompanisë një paketë vlerash të rëndësishme që i shërbejnë rritjes që ECS ka si synim.

Vlerat e forta dhe cilësia e shërbimeve na ndihmojnë të jemi liderë në industrinë HVAC (Heating, Ventilation & Air Conditioning). Ne jemi një kompani, ku mund të besoni dhe mbështeteni për të kërkuar zgjidhje të menjëhershme dhe cilësore!

Mirë se vini në ECS!

Vzioni

ECS është një kompani me një paketë vlerash që e drejtojnë atë drejt një të ardhmeje në të cilën ajo synon të kthehet në aktorin kryesor në vend të novacionit dhe suksesit në të gjitha fushat që mbulon.
Synimi ynë është t’i bëjmë shërbimet tona sa më të përballueshme, të sigurta, të besueshme dhe më e rëndësishmja ekologjikisht dhe energjitikisht efikase.
Në këtë mënyrë ne i japim kompanisë sonë një drejtim për të qenë lider në tregun shqiptar.