Politika e Privatësisë

Përgjatë aktivitetit të vet tregtar Daikin/ECS, me seli ne adresën e rregjistruar në Rruga Dritan Hoxha, Ring Center, Kati 0, Tirana - Albania, këtu e në vijim referuar si  (“Daikin/ECS”, “Shoqëria”, “Ne”) përpunon të dhëna personale.

Ne jemi të angazhuar të mbrojmë të dhënat tuaja personale, të ruajmë privatësinë dhe sigurinë e tyre. Ky dokument, përpiluar në trajtën e një Politike Sigurie, ka për qëllim, t’ju njoftojë ju, mbi mënyrën si dhe pse ne përpunojmë të dhënat tuaja personale, nëpërmjet:

  • Faqes sonë të web-it: https://ecs.al (këtu e më poshtë referuar si  “website” apo ”webfaqe”) dhe
  • Performancës së aktivitetit tonë si një Zyrë konsulence

Në cilësinë tonë si Kontrollues të dhënash:

Çfarë informacioni mbledhim dhe procesojmë?
Daikin/ECS
mbledh, përdor, ruan dhe proçeson të dhëna personale të subjekteve në masën që janë të domosdoshme dhe të nevojshme përgjatë aktivitetit të saj. Për këtë qëllim, ne përpunojmë të dhëna personale si më poshtë listuar:

  • Nëqoftë se ju do të donit të na kontaktonit me anë të një mesazhi në faqen tonë të web-it: – emër, mbiemër, adresë e-mail-i, numër telefoni (nëqoftëse dëshironi ta jepni), të dhëna personale në përmbajtjen e mesazhit (në qoftë se përmban të tilla);
  • Në qoftë se jeni një klient i joni dhe do të donit të kontrollonit informacionin e praktikës suaj me ne:

– numri i dosjes së klientit dhe data juaj e lindjes apo Nipti në rastin kur jeni një kompani, informacion rreth praktikës suaj me ne, stadin ku ndodhet dhe avancimi i saj;

  • Nëqoftëse dërgoni një aplikim për konsulencë me anë të website:

– emri juaj, adresa e e-mail-it, numri i telefonit celular, Numri Personal i Identifikimit (PIN), data e lindjes, komenti juaj, adresa e IP-së suaj. Për klientët ose aplikantët për konsulencë, ju lutem lexoni më poshtë për detaje;

  • Kur ju vizitoni faqen tonë të website – IP adresë;
  • Informacioni i  mbledhur me anë të cookies –ju lutem referohuni tek seksioni Cookies;
  • Nëqoftë se keni akses në  website-n tonë me anë të telefonit tuaj celular ose cdo pajisje tjetër të lëvizshme, ne mund të mbledhim gjithashtu numrin tuaj unik të identifikimit dhe adresën e  IP-së, si dhe informacion në lidhje me sistemin e operimit të aparatit tuaj, ofruesin e sherbimit celular si dhe informacion mbi vendndodhjen tuaj.

Ne nuk proçesojmë të dhëna personale për persona nën moshën 18 vjeç. Ju lutemi nëqoftë se jeni nën 18 vjec, mos të jepni te dhënat tuaja personale.

Në qoftë se jeni klienti jonë apo aplikoni për t’u bërë klienti jonë, informacioni që ne mbledhim, mund të përfshijë:

  • Informacion identifikues – emër, mbiemër, Numër Personal i Identifikimit, kopje e dokumentit të identifikimit dhe informacioni që përmban dokumenti, data dhe vendi i lindjes, kombësia, fotografia, vendi i qëndrimit, adresa, adresa e IP-së (kur është e aplikueshme);
  • Informacioni i kontaktit – numra telefoni dhe celulari, adresë korrespondence dhe adresë e-mail-i, mënyra e preferuar e komunikimit, përdorimi i kanaleve të ndryshme të komunikimit dhe aplikacioneve, detaje të kontaktit, të vëna në dispozicion nga ju, të palëve  të treta të lidhura me ju/kontakte alternative, preferencë për gjuhën (nëqoftëse është e aplikueshme);
  • Informacion mbi familjen (p.sh. statusi civil, numri i personave në familje), statusi i punësimit, punëdhënësi,  statusi i sigurimeve sociale, nëqoftëse jeni apo jo një person i ekspozuar politikisht (PEP) apo një person me lidhje familjare ose lidhje të ngushta me një person të ekspozuar politikisht;
  • Rregjistrimi i telefonatave (nëqoftëse ju na telefononi, do ju informojmë për rregjistrimin e telefonatës) dhe video-rregjistrim (nëqoftëse vizitoni zyrat tona, tabela informuese mbi video-survejimin sipas ligjit ndodhen në ambjentet tona të aktivitetit);
  • Korrespondencë elektronike dhe me letër midis jush dhe institucionit (nëqoftëse kjo korrespondencë përmban të dhëna personale);

Të dhënat që ne  përdorim, merren ose direkt nga ju, në cilësine e subjektit të të dhënave, ose sigurohen nga burimet si vijon: (i) publikime/bazë të dhënash që vihen në dispozicion nga autoritetet publike, (ii) palë të treta si kompani të parandalimit të financimit të terrorizmit, të mashtrimit e vjedhjes, apo të sanksioneve financiare, zyra të kredidhënies, etj.

Ju lutem vini re që një pjesë e procesimit të informacionit tuaj personal sa më sipër është i domosdoshëm për t’u vënë në dispozicion në mënyrë që të përmushni një kontratë me ne. Nëqoftëse ju nuk na e vendosni në dispozicion informacionin tuaj të identifikimit apo informacionin mbi të dhënat e kontaktit, statusin e punësimit dhe të dhënat financiare (numri  i llogarisë bankare, të dhëna mbi të ardhurat) është e pamundur për ne t’ju ofrojmë shërbimet tona.

Pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe mbi cfarë baza?
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale:

  • kur ju na lini një mesash – për t’ju kontaktuar, për t’ju ofruar suport, për t’ju përgjigjur kërkesës suaj dhe për të komunikuar me ju bazuar në interesin tonë legjitim për të mundësuar ofrimin e  shërbimeve ose për të mbajtur komunikim në lidhje me një marrëveshje me ne;
  • për t’ju identifikuar, për të mundësuar kontrollin e detajeve të praktikës suaj në website-n tonë bazuar në performancën e kontratës midis nesh si dhe bazuar në interesin tonë legjitim për të ofruar shërbime efektive dhe lehtësisht të aksesueshme;
  • për t’ju identifikuar dhe për të rivlerësuar aplikimin tuaj, për të marrë vendim bazuar mbi informacion të saktë në lidhje me pranimin apo jo tuajin në cilësinë e klientit, duke pasur parasysh detyrimet ligjore që ne si zyrë konsulence kemi si dhe interesin tonë legjitim për të mbrojtur biznesin tonë duke pranuar atë databazë klientesh të cilët paraqesin nje nivel të pranueshëm risku për ne. Për më shumë informacion mbi mënyrën se si ne i procesojmë të dhënat e aplikuesve për konsulencë si dhe klientëve, ju lutem lexoni më poshtë;
  • Për të ofruar siguri në website-n tonë dhe për të evituar sulme bazuar në interesin tonë legjitim për të siguruar mbrojtje të të dhënave dhe aseteve të Daikin/ECS;
  • Për të reklamuar produktet tona, vetëm nëqoftë se ju keni dhënë pëlqimin tuaj për këtë.

Në qoftë se jeni klient i joni ose aplikoni për t’u bërë klient i joni, ne procesojmë të dhënat tuaja:

  • Për të identifikuar dhe verifikuar identitetin tuaj, për të monitoruar transaksionet tuaja, për të vlerësuar  riskun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, për të mbajtur informacionin tuaj të përditësuar dhe të saktë bazuar në detyrimet tona lidhur me Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftën kundër Financimit të Terrorizmit;
  • Për të kontrolluar dhe skanuar të dhënat tuaja për përputhshmëri në lidhje me legjislacionin në fuqi lidhur me sanksione dhe embargo bazuar në interesin tonë legjitim për të zbatuar ligjin dhe për të qënë në perputhje me detyrimet tona ligjore;
  • Për t’ju ofruar juve informacion në lidhje me produktet dhe shërbimet tona dhe për t’ju asistuar dhe përgjigjur kërkesave tuaja në lidhje me performancën e një kontratë, sipas marrëveshjes se konsulencës apo hapat qe duhet te ndiqni përpara hyrjes ne fuqi të një kontrate;
  • Për të vlerësuar në qoftë se mund t’ju ofrojmë një produkt ose shërbim dhe me cilat kushte, për të vlerësuar riskun, për të identifikuar dhe verifikuar identitetin tuaj dhe për të vlerësuar nivelin e përshtatshmërisë suaj si klient potencial konsulence bazuar në një kontratë ekzistuese apo  kushtet e kërkesës suaj përpara hyrjes në marrëdhënie kontraktore, detyrimin tonë për të performuar një aktivitet kredidhënie të arsyeshëm  si dhe interesin tonë legjitim për të konsultuar klientë, niveli i riskut të të cilëve të përputhet me nivelin e riskut të toleruar nga Daikin/ECS në mënyrë që të mbrojmë interesin e biznesit tonë;
  • Për të siguruar ofrimin e shërbimeve, detajeve të praktikës së konsulencës, në referim të kontratës së konsulencës, komunikimin me ju bazuar në performancën e kontratës së konsulencës të rënë dakord midis nesh;
  • Për të mbledhur detyrimet (përfshirë përdorimin e agjencive të nënkontraktuara me qëllim mbledhjen e borxhit) bazuar në performancën e kontratës së rënë dakord mes palëve dhe në  interesin tonë për të mbledhur të arkëtueshmet;
  • Për të zhvilluar aktivitetin tregtar në përputhje me ligjin, për të qënë në perputhje me kërkesat e rregullatorëve, auditorëve, për të qënë në përputhje me kërkesat dhe detyrimet ligjore rast pas rasti si dhe bazuar ne interesin legjitim për të siguruar një rrjedhë normale të biznesit;
  • Kërkimi, marrja dhe analizimi i historikut të informacionit të praktikës suaj në përputhje me autorizimin tuaj specifik, dhënë sipas qëllimit, rast pas rasti;
  • Për të përmbushur interesin tonë legjitim ne përdorim të dhënat tuaja në mënyrë që të marrim vendime mbi zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve  specifike, për të përmirësuar manaxhimin e riskut si dhe për të mbrojtur të drejtat tona ligjore, duke përfshirë:
  • prova të transaksioneve me qëllim parandalimin e  mashtrimit;
  • manaxhim i sistemeve informatike, përfshirë manaxhimin e infrastrukturës dhe vazhdimësinë e biznesit si dhe Sigurine Kibernetike;
  • përcaktimi i modeleve individuale statistikore, bazuar në analizën e transaksioneve, përshembull për të përcaktuar nivelin e riskut tuaj;
  • për të mundësuar gjenerimin e statistikave të agreguara, për të realizuar teste dhe modele testimesh, për kërkime dhe teste zhvillimore, në mënyrë që të përmirësohet manaxhimi i riskut në kompaninë tonë apo në mënyrë që të përmirësohen produktet apo shërbimet ekzistuese apo të krijohen produkte apo shërbime të reja;
  • Sistemi i video-survejimit në ambjentet tona në mënyrë që t’ju mbrojë juve, punonjësit apo asetet;
  • Përmirësimi i cilësisë së produkteve apo shërbimeve tona.
  • Për t’ju ofruar njoftime me qëllim marketingu rreth produkteve apo shërbimeve tona, nëqoftë se ju keni dhënë pëlqimin tuaj në lidhje me këtë mundësi marketimi.

Cookies
Një cookie është një skedar i vogel të cilin një website e ruan në kompjuterin apo në pajisjen tuaj kur ju vizitoni këtë faqe. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që website të memorizojë aktivitetin tuaj dhe preferencat (të tilla si aksesi, gjuha, përmasa e gërmave si dhe preferenca të tjera të shfaqjes, kështu qe ju nuk do t’ju duhet të ri-fusni të dhëna të tilla sa herë që riktheheni në faqe apo navigoni nga një faqe në një tjetër.

Cookies në shfletuesin e internetit
Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit. Ndërfaqja e internetit të përdoruesit ruan cookies në kompjuterin e tij për qëllime të ruajtjes se gjurmëve të vizitës nëpër faqe. Përdoruesit mund të zgjedhin të refuzojnë cookies ose të vendosin një sistem sinjalizimi sa herë që dërgohen cookies. Në qoftë se përdoruesit zgjedhin këtë opsion, pjesë të caktuara të faqes mund të mos funksionojnë sic janë programuar.

 

Cookies të Facebook
Ne përdorim platformën e re-marketimit të  Facebook, cka nënkupton përdorimin nga ana jonë të të dhënave nga ne dhe palë të treta, përfshirë  Facebook, për t’u shfaqur juve mesazhe reklamuese pas vizitës dhe interaktivitetit me faqen tonë. Kjo mund të jetë në formën reklamimi në platformën e Facebook. Ne dhe palë të treta shitëse, përfshirë dhe Facebook, përdorim bashkarisht cookies për të përllogaritur impaktin që kanë mesazhet tona reklamuese apo shërbime të tjera marketimi tek klientët që vizitojnë faqen tonë si dhe ndërveprimi i klientëve  që vizitojnë faqen tonë me këto shërbime marketimi.

Daikin/ECS përdor cookies me platformën Google Analytics për të mbledhur të dhëna demografike me interes statistikor me anë të raporteve që agregojnë të dhënat dhe nuk identifikojnë përdoruesin individual. Këto statistika përdoren për të optimizuar dhe targetuar shërbimet tona të marketingut tek grupet specifike dhe për të optimizuar përmbajtjen e faqes sonë.

Google Analytics cookies na lejojnë ne të mbledhim informacion mbi  sjelljen e përdoruesve anonimë në faqen tonë. Informacioni i mbledhur është anonim dhe nuk përmban asnjë të dhënë personale. Informacioni i mbledhur nga Google Analytics cookies në wefaqen tonë transferohet dhe ruhet në serverat e Google në përputhje me Politikat e Privacisë së  Google.

Daikin/ECS përdor mjete për të gjurmuar rezultatet e  Facebook si dhe për të optimizuar mjetet e reklamimit. Përdorimi i tyre na mundëson ne të përllogarisim korrelacionin midis impaktit te reklamave dhe rikthimeve në faqen tonë.

 

Mbrojtja e të Dhënave Personale
Procesimi i të dhënave personale bëhet nën tutelën e rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave personale, duke ndërmarre masa organizative dhe teknike për të siguruar koinfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale gjatë procesimit. Cdo e dhënë do të enkriptohet në momentin e ruajtjes. Kompania do të garantojë që cdo person, përfshirë dhe stafin apo stafin pritës të cilët kanë akses tek të dhënat personale, t’i aksesojnë këto të dhëna nën kushte të rrepta të ruajtjes së koinfidencialitetit të tyre. Kompania instalon në serverat e saj certifikata SSL. Kur ju transmetoni të dhëna në webfaqen tonë, krijohet një sesion i sigurt shfletuesi online dhe protokolli i aplikimit (njohur si HTTP) do të ndryshohet automatikisht  në HTTPs, ku “s” nënkupton siguri. Ne kemi procedura të brendshme për manaxhimin e incidenteve. Ju do të njoftoheni në qoftë se të dhënat tuaja kompromentohen si pasojë e një thyerje në sistemin e sigurisë.

Dhënia e informacionit palëve të treta
Ne nuk shesim, shkëmbejmë apo japim me qera të dhëna ndaj palëve të treta. Të dhënat personale mund të përhapen vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon menyrën e trajtimit të të dhënave personale, si dhe rregullore të tjera të aplikueshme. Në mënyrë që të përmbushim qëllimin e aktivitetit tonë tregtar ne mund të perhapim të dhënat tuaja personale me: (i) ofrues të motorrëve të kërkimit, të cilët asistojnë kompaninë në përmirësimin dhe optimizimin e webfaqes (psh.vetëm informacion teknik); (ii) ofrues shërbimesh, të cilët ofrojnë shërbime në favorin tonë(të tilla si kompanitë e IT-së dhe kompani të “screening” të listave të terrorizmit/sanksioneve); (iii) autoritetet financiare dhe juridike; (iv) agjencitë apo entitetet publike, në bazë të kërkesës së tyre bazuar në ligj, si dhe (v) profesioneve të lira të rregulluara me ligj të tilla si: avokatët, noterët, auditorët, zyrat e rregjistrit të kredive, kompanitë e parandalimit te mashtrimit;(vi) nëqoftëse jemi të detyruar të përhapim apo ndajmë informacionin tuaj personal në mënyrë që te jemi në përputhje me cdo detyrim ligjor të mundshëm apo për të vënë në ekzekutim të detyruar marrëveshjen tonë me ju ose me furnizuesit tonë, për të mbrojtur të drejtat, pasurinë, sigurinë e klientëve tanë, ose të tjerëve, duke përfshirë dhe rregulloret për luftën ndaj pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit.

Koha e mbajtjes
Në përcaktimin e periudhës se mbajtjes së të dhënave, ne marrim në konsideratë ligjet lokale, detyrimet kontraktuale, qëllimi për të cilin janë mbledhur të dhënat, baza legjitime sipas së cilës përpunohen prej fillimit si dhe pritshmëritë dhe kërkesat e klientëve tanë. Kur ne nuk na nevojitet më informacioni mbi të dhënat personale, ne sigurohemi që këto të dhëna te fshihen apo të shkatërrohen. Ne do ta mbajmë informacionin tuaj, për aq kohë sa na duhet në përputhje me qëllimin për të cilin ju i ndatë të dhënat tuaja personale me ne, qysh prej herës së parë dhe do t’i mbajmë përtej këtij qëllimi vetëm atëherë kur kemi arsye të bazuar dhe arsyetuar qartë për të mbajtur të dhënat tuaja personale, si p.sh. mirëmbajtja e llogarisë apo  përgjigjia e kërkesave të klientëve. Kompania do të ruajë të dhënat tuaja personale për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh. Vetëm në kushte të vecanta, për arsye të mirë-argumentuara, Daikin/ECS do të ketë nevojën të mbajë të dhënat tuaja për një periudhë më të gjatë.

Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtën që:

  • të aksesoni në cdo kohë të dhënat tuaja personale të procesuara nga Daikin/ECS;
  • bëni kërkesa për korrigjim të të dhënave tuaja personale të procesuara dhe të mbajtura nga Daikin/ECS, të cilat nuk janë të sakta apo nuk janë të rinovuara; .
  • të kërkoni t’ju fshihen të dhënat tuaja në rrethana të vecanta, në rast se të dhënat tuaja nuk janë më të nevojshme për qëllimin për të cilin janë dhënë dhe ne nuk kemi asnjë bazë tjetër ligjore për të vazhduar t’i përpunojmë ato;
  • të kundërshtoni procesimine bërë mbi baza legjitime të të dhënave tuaja personale në cdo kohë,  përvec në rast se ky procesim është i detyrueshëm në bazë të ndonjë ligji në fuqi apo bën të mundur përmbushjen e detyrimit për përputhshmëri ndaj një autoriteti publik. Në qoftë se ju ngrini një objeksion, ne kemi mundësinë t’ju provojmë që ne kemi interesa legjitime te cilat konkurojne me të drejtat dhe liritë tuaja;
  • të limitoni procesimin e të dhënave tuaja vetëm kur kërkohet nën kushte të caktuara të rrjedhura nga detyrimet ligjore;
  • lëvizshmëria e të dhënave, c’ka na kërkon ne t’ju vendosim në dispozicion informacion juve apo një kontrolluesi tjetër, në një format të lexueshëm automatikisht, por vetëm kur ky procesimi i këtij informacioni është i bazuar në: (i) pëlqimin tuaj ose (ii) performancën e një kontrate, palë e së cilës jeni dhe ju;
  • Ju keni të drejtën të tërhiqni në cdo kohë pëlqimin e dhënë për procesimin e të dhënave tuaja kur procesimi është bërë në bazë të pëlqimit tuaj (si psh marrja e mesazheve me qëllime marketingu nga ne) pa cënuar ligjshmërinë e procesimit të të dhënave tuaja të bëra mbi bazën e konsentit tuaj të dhënë përpara tërheqjes.

Aktualisht ne nuk aplikojmë mënyra  automatike vendimmarrje ( përfshirë dhe vendimmarrje automatike në bazë të profilizimit) kur procesojmë të dhënat tuaja personale. Nëqoftëse në të ardhmen, do të përdorim zgjidhje automatike për vendimmarrje, ju jeni të përligjur në kërkesën tuaj që cdo vendimmarrje në lidhje me të dhënat tuaja personale, të mos merret vetëm bazuar në vendimmarrje të automatizuar.

Nëqoftëse ju nuk jeni të kënaqur me mënyrën se si ne manaxhojmë të dhënat tuaja personale, keni të drejtën të bëni një kërkese/ankesë pranë Komisionerit per Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është autoriteti përgjegjës për mbrojtjen e subjekteve të të dhënave personale.

Ju mund t’i ushtroni të drejtat tuaja, duke na kontaktuar në adresën e e-mail-it  [email protected]dhe ne do t’ju informojmë detajisht në lidhje me cdo proces sipas kërkesës.

Vlefshmëria dhe përditësimi i Politikave të Privacisë
Daikin/ECS
gëzon të drejtën të përditësojë këtë politikë privatësie, në cdo kohë. Në rastet kur ne përditësojmë Politikat e Privatësisë, ju do të njoftoheni me anë të një njoftimi në rrjet dhe ne do të publikojmë versionin e përditësuar në webfaqen tonë duke vënë në dukje datën e përditësimit. Në këto kushte, ju pranoni që eshtë përgjegjësia juaj të kontrolloni periodikisht Politikat tona të Privatësisë dhe të viheni në dijeni të ndryshimeve apo përditësimeve.

Na kontaktoni
Nëqoftëse keni pyetje lidhur me Politikat e Privacisë referuar të dhënave personale, praktikat apo komunikimet me ne, ju lutem na kontaktoni në mënyrat sa më poshtë vijon:

Adresa: Rruga Dritan Hoxha, Ring Center, Kati 0, Tirana - Albania.

T. +355 42 123 123, F. +355 42 123 123, [email protected]