ECS

Mirësevini në të ardhmen e ajrit të kondicionuar!

ECS eshte distributor i autorizuar nga Daikin per projketim,instalimin ,mirembajtjen dhe shitjen e produkteve te kondicionimit . Shoqeria jone eshte e specializuar ne projektimin,furnizimin dhe instalimin e impianteve teknologjike dhe mekanike,impianteve te kondicionimit ,ngrohjes dhe ventilimit,impianteve hidrosanitare dhe mbrojtjes nga zjarri,kontrolli dhe rregullimi i impianteve.

Eco Climate Solution sh.a. ushtron aktivitetin e saj me objekt ekzekutimin e instalimeve te impianteve teknologjike duke perfshire si instalime mekanike ashtu edhe ato elektrike per aplikime civile apo industriale:
  • Impiante kondicionimi, ngrohje dhe ventilimi;
  • Impiante kondicionimi per ambjente sterile (salla operacioni, terapie intensive).
  • Centrale termike dhe frigoriferike;
  • Impiante hidrosanitare;
  • Impiante per shperndarjen, kontrollin e fluideve dhe per procese industriale;
  • Impiante per mbrojtjen nga zjarri;
  • Impiante per trajtimin e ujit ;
  • Impiante te gazeve mjekesore;
  • Impiante elektrike TM dhe TU;
  • Impiante speciale: LAN & telefoni, alarme zjarri, CCTV, TV/SAT, impiante elektroakustike (fonie), impiante per kontrollin e hyrjeve,
  • Sisteme rregullimi, kontrolli dhe automatizimi te integruara (BMS)
Tipar dallues i strategjise sone te biznesit eshte rritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona, ekspertizes teknike, zgjidhjet profesionale dhe inovative, cilesia e produkteve dhe mbeshtetja e plote per klientet tane duke ofruar nje game te plote sherbimesh dhe zgjidhje me celesa ne dore ku perfshihen:
  • Projektimi dhe inxhinieringu;
  • Furnizim me materiale dhe pajisje;
  • Instalimi;
  • Start-up, mirembajtje dhe suport pas shitjes;
Duke qene nje nga kompanite me aktive ne tregun shqiptar ne kemi ekzekutuar projekte te rendesishme si per nga volumi i punimeve ashtu edhe nga kompleksiteti tekniko –inxhinierik, standartet dhe cilesia. Klientet tane jane investitore shqiptare dhe te huaj, ndersa gama e veprave te realizuara perfshin objekte civile, rezidenca, spitale, hotele, qendra biznesi deri tek objektet dhe impiantet industriale. Produktet dhe pajisjet qe ne perdorim jane te markave prestigjoze, produkte te certifikuara CE, te pademshme per ambjentin, me eficence te larte dhe kosto operimi te reduktuara. Eco Climate Solution sh.a. eshte distributor i autorizuar i DAIKIN qe prej vitit 2012.

Burimet njerezore dhe profesionale


ECS sh.a. ka te punesuar me kohe te plote dhe menyre te qendrueshme prej shume vitesh personel inxhiniero-teknik, instalator dhe administrativ prej 39 te punesuar ku perfshihen:

  • Drejtues Teknik dhe Inxhiniere: 5 inxhiniere (mekanik, hidro, elektrik, mjedis-energjitik);
  • Teknike dhe instalatore: 24 te punesuar (kondicionim, hidraulik, kanaliste ajri, elektriciste);
  • Personel administrativ & suport logjistik: 4;

Personeli kualifikohet vazhdimisht duke marre pjese edhe ne proceset e trajnimit brenda dhe jashte vendit, duke shfrytezuar mundesite dhe programet e trajnimit qe na ofrojne partneret dhe furnitoret tane te huaj.

Kontakt


+355 (0) 4 242 3000
+355 (0) 4 242 3000
+355 (0) 69 60 88 191
+355 (0) 69 60 100 12
Vendndodhja
info@ecs.al